Berisha “e pushton” Selinë e PD-së…


Ai mbajti mbledhje pak metra larg zyrës së Bashës

Selia e Partisë Demokratike në Shqipëri është kthyer në qendër të përplasjes mes mbështetësve të Sali Berishës dhe atyre të Lulzim Bashës. Ish kryeministri dhe anëtarët e komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike hyn në mesditë në ambientet e selisë demokratike në të njëjtën kohë ku brenda saj ndodhej Basha dhe disa nga mbështetësit e tij. Të dy grupet i kanë zhvilluar takimet pak metra larg njëri -tjetrit dhe gjatë kësaj kohe u vërejtën edhe momente tensioni.

Back to top button