Berisha e RrGK-së: Pozitat udhëheqëse në Policinë e Kosovës dominohen nga burrat

Drejtoresha e Programit për adresim të Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, Adelina Berisha në një intervistë për portalin rtv21.tv ka thënë se përqindja e grave në punë në Policinë e Kosovës është e vogël.
Për pozitat e larta në Policinë e Kosovës siç janë drejtor i përgjithshëm apo zëvendës drejtor, referuar një hulumtimi i QKSS-ë, ajo thotë se në Kosovë këto pozita dominohen nga burrat.
Ajo ndër të tjera shtoi se sfiduese mbetet edhe paragjykimi i grave që duan të angazhohen ne sektorin e sigurisë me stigmat që kjo detyrë është vetëm për burra dhe se gratë nuk kanë shkathtësi.
“Nga aspekti gjinor, ne kemi një përqindje jo të mirë të grave në Policinë ë Ksovoës. Një hulumtim i QKSS I vitit 2023, tregon se sidomos në pozita vendimarrëse, Brenda Policisë së Kosovës, përqindja është zero. Pra pozitat si drejtor i Përgjithshëm apo zëvendës drejtor janë pozita që mbahen nga burrat. Në anën tjetër sfida që i prekin gratë që duan të angazhohen ne sektorin e sigurisë janë të shumta, ato paragjykohen, ka stigma se kjo detyrë është vetëm për burra, se gratë nuk kanë shkathtësi, apo që të qenurit gratë dhe pritshmëritë që ato të krijojnë familje duket si pengesë në punën e tyre”, deklaroi Berisha për portalin rtv21.tv
Berisha e sheh të nevojshme që të krijohen mekanizma për gratë që të bëhen gratë staf i Policisë së Kosovës, kjo sipas saj ndikon duke ju dhënë grave mundësi për avancim në karrierë dhe lehtësira që ato të arrijnë të kenë një balancë mes punës dhe jetës private.
Sipas saj në krahasim me dy dekada më herët, numri i grave në Policinë e Kosovës është rritur, 14% e grave në polici sipas nuk është shifër e kënaqshme.
“Në krahasim me dy dekada me herët, përqindja e grave ne Policinë e Kosovës është rritur, po nuk nuk është e knaqshme, Ligji për Barazi Gjinor thërret për përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave ne çdo institucion, përfshirë edhe Policinë e Kosovës”, tha Berisha.
Krejt në fund ajo përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohen viktimat e dhunës në stacionet ku nuk ka të punësuara zyrtare policore.
“Në anën tjetër, për viktimat e dhunës me bazë gjinore, është tejet e rëndësishme që të ketë gra police me të cilat ato mund të flasin më rehat dhe ti shprehi përjetimet e dhunës me bazë gjinore. Ne nga përvoja e kemi parë që ka stacione që nuk kanë police gra për të realizuar këto intervista, gjë që e ka bërë të vështirë prononcimin e grave”, përfundoi Berisha. /21Media