Berisha: Ëndërr ta shohim Kosovën në evropian apo botëror

Kosova të nesër nga ora 18:00 luan ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve kundër Qipros.
Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha folur para ndeshjes me Qipron, duke thënë se ëndërr e çdo futbollisti të Kosovës është kualifikimi në një kampionat evropian apo botëror.
“Me ardhjen e përzgjedhësit të ri, ka ardhur edhe një frymë e re. Është parë në dy ndeshjet që i patëm në mars dhe besoj se që nga nesër për ne nis një cikël i ri dhe një ëndërr drejt një suksesi të madh. Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme të fitohet”, ka thënë Berisha.
Kosova të dielën e pret Greqinë, kurse më 9 qershor në Prishtinë e pret edhe Irlandën e Veriut. Ndërsa tri ditë më vonë luan në udhëtim ndeshjen e fundit për këtë muaj kundër Greqisë./21Media

Back to top button