Kaloni te përmbajtja kryesore

Berisha: Hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në arritje e madhe për shqiptarët!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot u shpreh se hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në është arritje e madhe për shqiptarët.
Berisha se Kryeministri Edi Rama është shkaku kryesor i refuzimit të hapjes së negociatave dhe i mosplotësimit të kushteve, siç deklaron rezoluta e fundit e Parlamentit Europian dhe deklarata e sotme e përfaqësuesve të CDU-së në Bundestagun gjerman.
“PD thekson se sot negociatat u hapën në Bruksel pasi Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, duke dhunuar votën e shqiptarëve, monizimin e plotë, pushtetin një partiak të njëjtë me janarin e vitit 1990. Ne këtë kontekst, PD beson se progresi i Shqipërisë në rrugën e negociatave me BE-në është mision i pamundur. Por Partia Demokratike siguron shqiptarët se, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të shpëtojë shpejt vendin nga regjimi i Ramës, dhe me reforma të thella dhe të gjithanshme, rruga e integrimit të vendit në BE do të njohë normalitetin dhe shpejtësinë që meriton!”, shkroi Berisha në Facebook.
Ndryshe, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sot kanë filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button