Berisha – Muratit: A je i vetëdijshëm çka po fol?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Bekë Berisha, tha se çështja e mosekzekutimit të pagave për mësimdhënësit që ishin në grevë është çështje që duhet ta zgjidh Qeveria e Kosovës.
“Kam dëgjuar një aktivist të viteve të 90-ta duke thënë se ‘kur të preket arsimi shqip është sikur me të prekë në dy dritat e syve’. Ju jeni duke vazhduar me na prekë në dy dritat e syve edhe pa ndjenjë, por s’kam njet me fjalën time këtu e me ju përmallu se e di që nuk ju intereson. Është problem që duhet me zgjidh Qeveria, e jo opozita”, tha deputeti.
Berisha kërkoi vëmendjen e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për deklaratën e tij për rezervat shtetërore, shkruan rtv21.tv
“Unë po dua me ta tërheq vërejtjen pak. Rezervat shtetërore janë sekret shtetëror. Nuk ka pllumagji as rrenc në Kosovë që nuk poston se dikush ka harxhu rezervat shtetërore apo i ka vjedh ose keqpërdor. Ti je ministër, nuk ka dert me fol populli këtë punë. Cilat jonë rezervat shtetërore, ku janë ato, a janë pare, a janë stoqe, a ki fakte kush i ka keqpërdor, a ke përgatit padi për këtë keqpërdorim? Kjo është çështje shumë e e ndjeshme e sigurisë- rezerva shtetërore. A je i vetëdijshëm se çka je tu fol si ministër i Financave? Në një situatë siç është Kosova tash, na s’jemi në luftë, por gati në luftë, mundet dikush me u gjykua shumë rëndë për dezinformim e keqpërdorim të pozitës që e ke”, tha deputeti i AAK-së.
“Të lutem bëje një padi”, shtoi Berisha./21Media

Back to top button