Berisha: Qeveria zgërdhihet, por situata në veri është shumë e tensionuar

AAK ka drejtuar një mori kritikash ndaj qeverisë

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka folur për projektligjin për pensionimin e zyrtarëve policorë dhe për gjendjen në veri të Kosovës.
Berisha ka drejtuar një mori kritikash ndaj qeverisë për gjendjen e sigurisë së qytetarëve që jetojnë në kufi më Serbinë
“Politika apo qeveria fjalët i ka të mëdha, ta merr menja ekspansioniste, ose beson, të mbushet menja që do me marrë deri në Nish, a në fakt veprimet i kanë tkurrëse”, tha ai.
Mes tjerash, deputeti i AAK-së ka thënë se këtë vit 150 policë janë larguar nga vendi i punës për shkak të kushteve të rënda në punë dhe pagave të ulëta.
“Kujtojmë se Policia e Kosovës është në gjendje të rëndë funksionimi. Policia e Kosovës, FSK-ja dhe të gjitha organet e sigurisë janë duke punuar në kushte të rënda pune. Duke filluar nga oraret e zgjatura, moskompensim të orëve shtesë, mungesë të sigurimit në vende të punës, paga të ulëta dhe veshmbathje të dobëta që lë shumë për të dëshiruar. Ju njoftoj se këtë vit 150 policë të Kosovës e kanë lëshuar punën”, ka thënë ai, duke shtuar se largime ka pasur edhe nga FSK-ja. “Për shkak të pagave të dobëta, për shkak të pajisjeve të vjetruara, për shkak të gjendjes ekonomike”.
Deputeti ka thënë, se situata në veri është shumë e tensionuar, pasi thotë se “xhandarmeria serbe po lëviz në territorin e Kosovës, por qeveria po vepron sikurse nuk po ndodhë asgjë”./21Media

Back to top button