Berisha: Rama dhe Vuçiq, me urdhër të Putinit kërcënojnë BE-në

Kreu i PD-së, Sali Berisha e ka cilësuar si një aleancë pro Putin në Ballkan përgjigjen e dhënë nga Rama dhe Vuçiç për pjesëmarrjen në Samitin e BE-së.
Berisha ka thënë se ky është një kërcënim i Ramës e Vuçiqit të urdhëruar nga Vladimir Putin për ta kthyer rajonin nën influencën ruse
Aleanca pro Putin ne Ballkan! Vuçiç dhe Rama kercenojne BE me mospjesmarrje ne Samitin e Brukselit! Te dashur miq, ne nje qendrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhise Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kercenojne me mospjesmarrje ne Samitin e liderve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin jane te ftuar edhe udheheqesit e vendeve te Ballkanit Perendimor.Ky kercenim i dy gangstereve autokrat te Ballkanit Perendimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdheruar nga Putin vetem e vetem per te shenuar kthesen e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse. Denoj me forcen me te madhe kete qendrim antikombetar dhe anti BE pro serbo- rus te Edi Rames dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne këmbë per te mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!”, ka thënë ai./21Media

Back to top button