Berisha i përgjigjet Ramës: Unë e njoh, është kryetar shumë i dobët i Prishtinës

(Lajm i përditësuar)


Berisha: S’ jam prej Anglie, jam prej Kosove po du me ja kry do punë Prishtinës si prodhim vendor

Kandidati i AAK-së, për kryetar të Prishtinës Bekë Berisha, në emsionin “Click” në RTV21 dha zotimet e tij për Prishtinën.

Ai tha se subjekti i tij ka shembuj të mirë të udhëheqjes së komunave.

“Jam praktik edhe nuk du me i premtu 100, po du me i premtu nja 4-5 punë të cilat mundem me i kry qato ka mi bo, edhe qysh mbahet mend një Nazmi Mustafa që i kish pas hjek gjanë qashtu ka me u mbajt mend për do gjana që ka me i kry në Prishtinë, edhe këtë ka me e bë me vullnetin ma të madh, nuk e kam plan me rrejt se duhet me qenë shembull për fëmijë tem,… për ndryshe unë nuk jam prej Anglie, po jam prej Kosovë , luftëtar i UÇK-së se mshefi hiç du me kandidu për Prishtinën për me ja kry do punë Prishtinës si prodhim vendor , duke i njoft rrethanat “, tha Berisha.


Berisha i përgjigjet Ramës: Unë e njoh, është kryetar shumë i dobët i Prishtinës

Bekë Berisha i cili është kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e lokale të tetorit.

Ai komentoi deklaratën e kryetarit aktual të Prishtinës Përparim Rama, i cili ka thënë se ” nuk e njeh Bekë Berishën”.

” Ka jetu në Angli ai kaa mujt edhe mos mem njoftë mua, që e ka bë në këtë aspektin se s’me njeh si ka thënë edhe për Isa Mustafën unë mundem me iu përgjigj në 100 forma me mesele, mirëpo unë e njoh, ka qenë Kryetar i Prishtinës shumë i dobët, i ka nis disa punë se ka kry asnjë edhe ka bë hajgare me qytetarët e Prishtinës.”, tha Berisha.


Berisha i AAK-së për Kurtin: Vetëm protestat munden me ndal këtë njeri

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, tha se e vetmja formë se si do të mund të ndalohej lideri i LVV-së janë protestat.

” Unë besoj që duhet me ardh te një oganizim i tillë edhe besoj që ka pakënaqësi shumë të mëdha edhe kishim me u bashku populli, edhe e vetmja formë qysh kishim mujt me ndalë këtë njeri janë protestat dhe demonstrimet e ndryshme, përndryshe me i shku prapa këtij me idhnim se a e ke pa e çon letrën të LDK-ja, niher në letër i ofendon edhe i thotë të bëjmë bashkëpunim, qëllimi është ata me i ofendu e mos me i lë me bashkëpunu”, tha ai në emisionin “Click” në RTV21.


Berisha e cilësoi si gabim koalicionin e AAK-së me Fatmir Limajn 

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e cilësoi si gabim koalicionin me Nismën.

Ai, në emisionin “Click”, tha se AAK-ja do ta kalojë pragun, megjithatë, sipas tij, si subjekt politik kanë pasur edhe gabime. E kur u pyet se a e cilëson si gabim koalicionin me Fatmir Limajn, ai nuk e mohoi një gjë të tillë.

“Po, nashta u kanë gabim që kemi hy në koalicion me të. Në ditën e parë mas zgjedhjeve tha se unë tash po kqyri me ba tregti, dmth veç të na kish tregu unë i kam interesat e mija, e kishim bë me ma marifet. Kjo na pat nervozu. Në fund të fundit ka drejt me dalë me qata deputet edhe nuk kemi pas marrëveshje me u shkri ata te na”, tha ai.

Ai pati edhe një mesazh për ata që thojnë se AAK nuk e kalon pragun.

“Kjo është ndër gabimet tona edhe nuk është i vetmi. Por për krejt këta që thojnë se nuk mundemi me kalu pragun, veç ju tham se mundet me u zgju najherë ky popull qysh din kaniherë me u zgju e me punu për së mbari, e t’nai ku dojnë me ba vendin këta që po folin qeshtu”, u shpreh ai.


Berisha thotë se Kurti po fshehet pas flamurit kombëtar

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 akuzoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po fshihet pas flamurit kombëtar.

“Qy ku e ka flamurin kombëtar, aty e qet”, tha Berisha.

Ai u pyet se pse nuk e vendosin ata si subjekt (AAK) flamurin kombëtar.

“Unë s’kam nevojë se unë e kam në zemër, unë nuk endem me flamur, ky ka nevojë me u fsheh pas diçkafit, nuk kam nevojë unë me u fsheh, ky ka deficit kombëtar”, tha Berisha.


“Gjithçka duhet me bë, me gjujtë me vezë”, Berisha: Është çështje e ekzistencës tonë si shtet

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 tha se edhe nëse do të votonin fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, prapë se prapë “do ta rrëzonin Albulena Haxhiun”.
“Por ekziston rreziku për deputetët e tjerë, ekziston rrezik se Lista Serbe ka me i votu, edhe i kanë zënë në telefon. Tani ky bën lojë fjalësh”, tha ai.

“Unë dojsha veç me shti në lojë edhe me mujtë nuk po mundem, me njet pa hy në betejë. Protesta nuk po bëhen, gaz nuk po gjuajmë, me u rreh s’po rrehen, vendi ka mbet peng edhe na me kqyr veç tu prit”, tha Berisha.

Ai më tej shtoi se ka pasur regres.

 “Insistimi jem është: hajde të përballemi me ta… tanë duhet me i bë, duhet me i bë me protesta, duhet me i gjujtë me gaz, me vezë, gjithçka duhet me ju bo, kjo është çështje e ekzistencës tonë si shtet.”


Berisha për kërcënimet që përmendi Osmani: Aspekti i sigurisë nuk duhet të përzihet me populizëm

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 tha se ishin në dijeni për kërcënimet e Serbisë që i përmendi sot Presidentja Vjosa Osmani.

“Kemi qenë në dijeni edhe këto kanë qenë të vazhdueshme, edhe varet çfarë lloj kërcënime dhe sa munden me u bë të realizueshme, mirëpo populli thotë sikur ajo legjenda: o më ra ujku, më ra ujku, dy herë ka rrejtë e kur t’i bie ujku përnjëmend, tani nuk i beson kërkush”, tha Berisha.

Ai më tej u shpreh se aspekti i sigurisë nuk duhet të përzihet me populizëm.

“Për mu, unë nuk rri rahat, unë i marr për bazë çdo fjalë që folet… nuk luhet me këto gjana”, tha ai.

“Edhe ti me dalë me thanë ‘jo vallah na e shpëtuam Kosovën’, duhet me pasë kogja shumë kujdes”, deklaroi Berisha.


“Gjakderdhja e pashmangshme” , Berisha sqaron deklaratën e tij që ngjalli reagime

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 sqaroi deklaratën e tij se: “Nëse Zoti nuk dërgon një pejgamber, atëherë gjakderdhja është e pashmangshme.”

“Të gjitha janë të mundshme, nëse nuk ke institucione për një kohë kaq të gjatë, atëherë populli i lëshohet vetvetes. Kur flasim për gjakderdhjen, kjo mundet me ndodh edhe me planin gjeostrategjik që po ndodh nëpër botë, por mundet me ndodh edhe me kojshinë, që e kemi pas rastin. Mua gjakderdhje më duket edhe çoroditja e njerëzve, edhe rastet që po na ndodhin në komunikacion.”, u shpreh Berisha.


Berisha për krerët e UÇK-së në Hagë: Shqetësimi i madh është se kërkush s’po shqetësohet për ta

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në emisionin “Click” në RTV21 komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Speciale, e cila rrëzoi mocionin e mbrojtjes për rastin Thaçi dhe të tjerët.

“Është një lajm i keq që nuk është aprovuar një kërkesë e mbrojtjes të pjesëtarëve të UÇK-së, edhe pasi u provua që krejt këto kanë qenë falsifikime, prapë se prapë mbetën në burg. Edhe shqetësimi më i madh është se kërkush nuk po shqetësohet, kërkush nuk po del me thënë se kjo është padrejtësi dhe kërkush nuk po bën kurgjë hiq”, tha ai./21Media

Back to top button