Berishaj: Akuzat ndaj meje me prapavijë politike

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj përsëri ka mohuar akuzat e drejtuara ndaj tij, duke pretenduar se të gjitha janë spekulime me prapavijë politike.
Në prag të ceremonisë hapëse të Forumit Ekonomik Kosovë – Kroaci të enjten në Prishtinë, Berishaj ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që kanë qëllim ta denigrojnë personalitetin e tij dhe imazhin e Kosovës.

“Mendoj se është shumë me rëndësi në këtë rast të flasim më tepër për aktivitetet të cilat bëhen, siç është ky Forum që bëhet sot. Dua të them që këto spekulime që janë bërë, i hedhi poshtë. Ato kanë vetëm një qëllim, të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës dhe të bëhen çështje për t’i futur në marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me Kroacinë apo Slloveninë. E fusin njerëzit të cilët kanë dëshirë të bëjnë emër, në emër të tjerët kujt. Këta shpifësa do të dalin para gjyqit”, ka thënë Berishaj./21Media 
Back to top button