Berlini lejon Ukrainën t’i përdorë armët gjermane kundër Rusisë

Qeveria gjermane ka thënë të premten se Ukraina mund t’i përdorë armët e furnizuara nga Gjermania kundër sulmeve ruse nga pozicionet pak mbi kufirin e tyre të përbashkët, në një ndryshim thelbësor të politikave që vjen një ditë pasi presidenti amerikan i dha Kievit dritën e gjelbër për të goditur në Rusi me armët amerikane.

Në një deklaratë të qeverisë gjermane thuhet se Rusia në javët e fundit ka përgatitur, koordinuar e kryer sulme në rajonin e Kharkivit nga zona që janë pak përtej kufirit në Rusi.

“Bashkë ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtën ta mbrojë veten kundër këtyre sulmeve sipas të drejtës ndërkombëtare. Për këtë, për atë qëllim po ashtu mund të përdorë armët e dërguara në përputhje me përkushtimet ndërkombëtare ligjore, përfshirë ato të dhëna nga ne”, thuhet në deklaratë pa shpjeguar se çfarë quan Berlini marrëveshje konfidenciale me Kievin, shkruan AP./21Media

Back to top button