Bërnabiq e pret Sarrazinin në Beograd, i flet për Asociacionin

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq gjatë një takimi që pati në Beograd me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka folur për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi si dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sarrazin theksoi në takim se bisedimet Kosovë-Serbi janë një bazë e mirë për diskutim dhe përparim të mëtejshëm dhe se hapat e fundit në dialog paraqesin një hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se zbatimi është kyç.

Nga ana tjetër, Bërnabiq deklaroi se pret mbështetje konstruktive që do të mundësojë stabilitet të qëndrueshëm në rajon me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionit.

Back to top button