Bërnabiq: Nuk pres asgjë nga takimi në Bruksel

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq,  tha sot se nuk pret asgjë nga nga takimi i sotëm i kryministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Bërnabiq tha se se beson, Kosova ”qëllimisht po e shkel Marrëveshjen e Brukselit”.

“Nuk shoh se si do të ndryshojë pas më shumë se 10 vjetësh nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit si marrëveshja e parë për normalizimin që BE-ja e garantoi me nënshkrimin e saj. Nuk shoh ndonjë gatishmëri në Prishtinë, ata tashmë janë shpërblyer për moszbatimin e marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo,

Kryeiministri  i Kosovës, Albin Kurti dhe presdenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohe sot në Bruksel. Në takim do të prezantohet draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe pritet të miratohet Deklarata për personat e zhdukur./21Media

Back to top button