Bertani me një urim për të fejuarën
Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani i ka uruar ditëlindjen të fejuarës së tij, aktores së njohur turke, Hazal Senel.
Ai në rrjetin social Instagram, ka publikuar një fotografi me të fejuarën e tij.
“Urime ditëlindjen e dashura ime…”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë që ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit.
View this post on Instagram
Kujtojmë se, Bertan Asllani dhe Hazal Senel janë fejuar në muajin gusht të vitit të kaluar. Ata jetojnë në Turqi./21Media
