Bes Kallaku publikoi këngën ”Ajka” dedikuar vajzës

Çifti i njohur i showbiz-it, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku po bëhen prindër për herë të dytë.

Përmes një video të postuar në Instagra, me një mbishkrimi urimi për ditëlindjen e pestë të vajzës,  Xhensila na la të kuptojmë se është në pritje të ëmbël.

Ajkës së vogël për ditëlindjen e pestë, Besi i bëri një dhuratë speciale. Besi ka publikuar projektin muzikor “Ajka” dedikuar vogëlushes së tij, në bashkëpunim me Merita Halilin.

Pamjet në klip janë marrë nga ditëlindja e Ajkës./21Media

Back to top button