Kaloni te përmbajtja kryesore

Besa Famgas e bën hapin e madh drejt titullit të kampionit

Besa Famgas e ka fituar ndeshjen e parë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Skuadrës pejane tani i duhet edhe një fitore apo një barazim për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Finalja e parë në mes të Besës dhe Prishtinës është luajtur të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë dhe ka përfunduar me rezultati 38:30 në të mirë të skuadrës vendase. Besa ka vazhduar me fitore këtë edicion. Ka qenë fitorja e 31-të kampionale.
Siç ka informuar Federata e Hendbollit të Kosovës, pejanët kanë nisur herët shkëputjen në rezultat, ndërsa pas pjesës së parë kishin epërsi prej shtatë golash (17:10). Epërsia e Besa Famgas ka qenë bindëse edhe në pjesën e dytë. Në fund dallimi ka qenë tetë gola, 38:30.
Egzon Gjuka ka qenë më efikasi te Besa me 12 gola. Nga 5 i kanë shënuar Nikola Prce e Denis Shabanoviq.
Te Prishtina, 9 gola i ka realizuar Oltion Beshiri. Agon Bajqinovci, Beni Syla e Festim Mustafa kanë shtuar nga 5.
Ndeshja e dytë finale do të luhet në mesjavën e ardhshme në Prishtinë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button