Besa Famgas e fitoi Kupën e Kosovës

Besa Famgas sot ka fituar Kupës së Kosovës në hendboll për edicionin 2021/2022.  Sot pasdite në finalen e luajtur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Besa Famgas e ka mposhtur Kastriotin me rezultat 30:24.
Për Besën është mbyllje e suksesshme e një edicion shumë të suksesshëm. Skuadra pejane i ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, ndërsa në fund e ka fituar titullin e kampionit. Edhe për Kupë, Besa ka qenë e pakonkurrencë.
Kastrioti i ka bërë rezistencë pejanëve, sidomos në pjesën e parë. Pas 30 minutave lojë, siç ka informuar Federata e Hendbollit e Kosovës, shifrat kanë 16:12 në të mirë të Besës.
Ndërkohë, në pjesën e dytë Besa ka mbajtur epërsinë bindëse, duke shkuar sigurt drejt fitores.
Besa Famgas për herë të 14-të e ka fituar Kupën e Kosovës./21Media

Back to top button