Besa Famgas shpallet kampione e Kosovës për pionierët

Skuadra e Besa Famgas ka rrëmbyer titullin e kampionit të Kosovës në hendboll për grupmoshën e pionierëve (U16), pas përfundimit të turneut “Final8” të Ligës së Pionierëve.
Ndeshja finale, e zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, pati një mbyllje të parakohshme.
Dy minuta para përfundimit të takimit, derisa Besa Famgas po udhëhiqte me rezultat bindës 33:27, trajneri i skuadrës së Vëllaznimit vendosi ta tërheqë ekipin e tij nga fusha. Si rrjedhojë, fitorja dhe titulli i kampionit i takuan zyrtarisht skuadrës pejane.
Kupën për kapitenin e Besa Famgas e ndau nënpresidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Xhavit Morina.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?