Besart Halimi: Këndoja nëpër festivale, por “u mbusha mend”

Besart Halimi tash e një kohë është duke kënduar nëpër mbrëmje e ahengje familjare, larg skenave e festivaleve. Por, për këtë nuk është pishman.
Këngëtari 34-vjeçar sonte në “21 Gradë“ në RTV21 tregoi se ka ndryshuar zhanrin e muzikës nga ai i festivaleve që e ka praktikuar më parë, në popullore.
“Këndojsha muzikë me vlera, por e kuptova se ato këngë u dashtë me i këndu për nanën e babën… këndojsha këngë të festivaleve derisa kushtimisht u mbusha mend, tani kalova në popullore”, tha Halimi duke theksuar se se njeriu vendos nëse do të jetojë prej muzikës apo e ka veç hobi.
Ai përveç që e do muzikën, dëshiron të jetojë prej saj duke lënë të kuptohet se ardhurat prej dasmave dhe mbrëmjeve janë më të mira./21Media

Back to top button