Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë sot do të kremtojnë festën e Kurban Bajramit.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Namazi i sabahut është falur në orën 4:40.
Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit e mbajti Valon Myrta, anëtar i Kryesisë së BIK-ut dhe njëherësh kryetar i KBI-së në Gjakovë.
Namazi i Kurban Bajramit është falur në orën 05:51, të cilës i ka prirë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit e ka dhënë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na i pranoj, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban –Bajramit!”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Back to top button