Mehmeti mbyll mbledhjen e KPM: S’ndjej siguri juiridike, s’mund të jemi dy kryetarë në një dhomë

Me katër vota për, Besnik Berisha është zgjedhur kryetar i ri i Komisionit të Pavarur për Media (KPM). Kjo pas propozimit të disa nga anëtarët në këtë institucion që kryetari të zgjidhet sot, meqenëse mandati i kryetarit, Jeton Mehmeti përfundon të martën.
Me të zgjedhur kryetari i ri, Mehemti ka kërkuar që vazhdimin e mbledhjes të bëjë Berisha. Mirëpo, me këtë nuk u pajtuan disa nga anëtarët prezent. Sipas tyre kryetari i sapo zgjedhur sot vazhdon mandatin e tij nga dita e martë dhe jo nga sot.
“Duke u thirrur në ligjin për KPM, nenin 14, dhe në bazë të interpretimit që dha kryeshefi i zyrës ekzekutive që votimi është në rregull. Me katër vota “për”, zgjidhet Besnik Berisha si kryetar i ri i KPM-së. Në nenin 15 të ligjit të KPM-së i udhëheq kryetari në pajtim më rregulloren e punës së KPM-së. Andaj, kërkoj që kryetari i sapo zgjedhur të vazhdoj me udhëheqjen e kësaj mbledhje”, tha Mehmeti.
UD kryeshef ekzekutiv, Niman Racaj ka thënë se kryetari i sapo zgjedhur vazhdon mandatin e tij nga e marta.
“Kryetari i sapo zgjedhur sot e vazhdon mandatin e tij nga dita e martë, e jo nga sot, KPM është e qartë në këtë pikë…Nuk ka shkarkim të kryetarit i bie që kryetari vazhdon deri në përfundim të mandatit, pas përfundimit vazhdon kryetari i ri”, tha Racaj.
Ndërsa, Mehmeti tha se për shkak të paqartësive të krijuara sot nuk sheh hapësirë të vazhdojë mbledhjen.
“Nëse është në kompetencë timen siç po interpretoni ju, për shkak të paqartësive që u krijuan sot me Rregullore, nuk shoh hapësirë për të vazhduar kjo mbledhje, kështu presim të thirret një mbledhje tjetër”, tha Mehmeti.
Ndërsa, anëtarja tjetër e KPM-së, Luljeta Aliu ka akzuar Mehmetin se është duke e sabotuar punën.
“Për çfarë arsye a mund të na shpjegosh kryetar se je duke e sabotuar pak punën”, tha ajo.
Porse, këtë e ka reaguar Mehmeti. Siç tha ai, “Me pas sabotuar, nuk isha ardhur sot hiq këtu”.
Ndërsa, Aliu ka vazhduar me diskutim duke thënë se “mezi ke ardhur”.
“Mezi ke ardhur. E dimë kemi pas disa diskutime”, tha Aliu.
Ndërkaq, kryetari i sapozgjedhur, Besnik Berisha ka thënë se askund nuk është thënë se mandati digjet këtu, derisa ka përmendur edhe rastin e Gjykatës Kushtetuese, duke e zgjedhur kryetarin paraprakisht.
“Askund nuk thamë se mandati digjet këtu ose shkarkohesh. Ne kemi rastin më të mirë Gjykatën Kushtetuese, e kemi shembull, ne po bëjmë çfarë kanë bërë ata pak a shumë, po e zgjedhim kryetarin paraprakisht”, tha Berisha.
Ndërsa, Mehemti wshtë përgjigjur se çështja është tek siguria ligjore. Siç tha ai, ligji është më i qartë se rregullorja.
“Çështja është tek siguria ligjore. Prej këtij momenti kur zgjidhet një kryetar i ri nuk kam siguri për të vazhduar sepse janë shkeljet të ligjit ë KPM-së. Ligji është më i qartë se rregullorja, më obligative. Ne këtë aspekt nuk mund të vazhdoj këtë mbledhje meqë konsideroj se është zgjedhur një kryetar i ri…Jam i vetëdijshëm që mandatin e anëtarit të KPM-së nuk ma keni marrë sepse ma ka dhënë Kuvendi. Me këto vota që u bënë dhe këtë votim, që procesi është legjitim nuk ndiej siguri juridike të vazhdoj drejtimin e mbledhjes. Nuk po iki, nuk po zhdukem”, tha Mehmeti.