Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Mësoni kush kë e zëvendësoi

11 deputetët e rinj kanë dhënë betimin e tyre në seancën e jashtëzakonshme për taksën në Kuvendin e Kosovës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje: Enver Haliti zëvendësoi Albin Kurtin, Alban Hyseni zëvendësoi Glauk Konjufcën, Arta Bajralija zëvendësoi Albulena Haxhiun, Fitim Haziri zëvendësoi Arben Vitia, Eman Rrahmani zëvendësoi Haki Abazin.

Nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës: Hatim Baxhaku zëvendësoi Anton Qunin, Fidan Rekaliu zëvendësoi Lumir Abdixhikun, Xhavit Uka zëvendësoi Avdullah Hotin, Besa Gaxherri zëvendësoi Hykemete Bajramin, Shkumbin Gashi zëvendësoi Besian Mustafën. Ndërsa subjekti politik Nova Demokratska Stranka, Zikreta Aliti zëvendësoi Emilija Redzepin./21Media

Back to top button