Bettel: Ballkani fuçi baruti për Evropën, s’mund të lejojmë konflikte e tensione

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, diskutuan sot për propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të mos lejohen konflikte dhe tensione shtesë në Ballkan.
Bettel tha se Bashkimi Evropian nuk është vetëm interes politik kombëtar, por një projekt paqeje.
“Nuk është e thënë se nesër do të bëhet gjithçka, ky është vetëm fillimi i rrugës. Me kryeministrin Rama folëm si Shqipëria mund të bëhet pjesë më aktive. Ju hytë në sallën e parë të pritjes dhe keni sallën tjetër të pritjes, por në këtë parafamilje të gjejmë format si mund të bëjmë pjesë. Për këtë arsye idetë e Charles Michel dhe Macron janë shumë të rëndësishme. Nuk dua një BE ku të kemi të gjithë avantazhe por jo detyrime, por të kemi dicka ku mund të bëjmë përpara në interesa të përbashkëta. Është e rëndësishme që vendet fqinj të gjejnë zgjidhje të përbashkëta, blerja e gazit, problemi energjisë, nafta. Jam I kënaqur që kemi arritur në qëndrime të përbashkëta për sanksionet ruse”, tha Bettel në konferencë për media.
“Ballkani ka qenë një fuçi baruti për kontinentin tonë, duhet të bëjmë gjithçka ta shmangim. Qoftë Open Ballkan. Kosovë – Serbi, është e rëndësishme të vijojmë përpara. Nuk mund ti lejojmë vetes konflikte dhe tensione shtesë”, tha tutje ai.
Bettel bëri të qartë se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara dhe se nuk mund të jetë vend anëtar i BE-së pa plotësuar kriteret e Kopenhagës apo dhe plotësimi i kapitujve. Ai shtoi se hapja e negociatave, është një meritë e Shqipërisë dhe nuk mund t’i humbasin meritat duke e justifikuar me luftën në Ukrainë./21Media

Back to top button