Bexheti: Kurti të fokusohet te Asociacioni, fytyra na ka shku e do të detyrohemi ta bëjmë, është obligim

Profesori universitar Nuri  Bexheti në emsionin “Click” në RTV21 kur u pyet  se ku do të mbetet bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve, dha një sygjerim për kryeministrin e Kosovës Abin Kurti,  duke thënë se ai duhet të fokusohet në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Është mirë që Kurti me u marrë veç me një pikë të rendit të ditës , e cila është guri i rëndë në qafë të Kosovës dhe ai e ka zhagit që tre vite e gjysmë  ka të ngjarë ta zhagis deri nën fillim të vitit që vjen, por nuk i ikën dot , ai është Zajednica siç preferon ta quajë elita politike e Vetëvendosjes, apo Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe një obligim ndërkombëtar i Kosovës i ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, është fakeqësi e madhe që qeveritë kosovare pa përjashtim nuk kanë gjetur një kompromis që ta mbyllin këtë çështje”, tha ai, duke shtuar se me mosfinalizmin e këtij procesi  i kanë bërë dëm Kosovës.

“Jugosllavia nuk ka ditur të sillet me shqiptarët dhe ne ende me keq një kopje të zbehtë , jemi sjellë keq me pakicat tjera edhe kjo ka çuar mandej  nuk një barrë që na ka damkosur dhe ftyra na ka shku edhe do të detyrohemi ta bëjmë edhe kush po e bën i themi tradhtar, nuk është tradhtar është obligim.”, tha ai. /21Media

Back to top button