Beyonce rikthehet me album solo pas gjashtë vjetësh

Beyonce ka njoftuar se së shpejti do të sjellë albumin e parë në gjashtë vjet.
Sipas njoftimit, albumi do të dalë më 29 korrik të këtij viti.
“Numërimi prapa ka filluar. Beyonce rikthehet më 29 korrik”, thuhet në njoftimin e Spotify.
Edhe Tidal – kompania në pronësi të bashkëshortit të Beyonce, reperit Jay Z konfirmoi lajmin për albumin.
“Renaissance” do të përmbajë 16 këngë. Por, ende nuk dihen nëse të 16-tat do të publikohen menjëherë apo të ndara.
40 vjeçarja para pak kohësh kishte konfirmuar se ka nisur punën për projektet të reja muzikore.
“Me gjithë izolimin dhe padrejtësinë gjatë vitit të kaluar, mendoj se jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim sërish“, u shpreh artistja.
Ylli e nisi karrierën e saj si pjesë e grupit të vajzave R&B Destiny’s Child në vitin 1997, përpara se të dilte solo në vitin 2003.
Me hite si “Crazy In Love”, “Single Ladies” dhe “Hold Up”, ajo është një nga artistet më të suksesshme dhe me ndikim të gjeneratës së saj.
Gjatë karrierës së saj ajo ka fituar 28 çmime Grammy dhe 79 nominime, më shumë se çdo artistet tjetër femër.
Në gjashtë vitet që nga albumi i saj i fundit, ajo ka kuruar një kolonë zanore për ribërjen e Lion King të Disney dhe ka organizuar një performancë historike në Festivalin e Muzikës Coachella 2018, i cili festoi kulturën e kolegjeve dhe universiteteve historikisht me ngjyrë në SHBA./21Media

Back to top button