Biden-amerikanëve: Paratë i keni të sigurta
Presidenti i Amerikës, Joe Biden sot iu drejtua popullit amerikan për t’i komunikuar se sistemi bankar është i sigurt.
Në një dalje televizive, Biden deklaroi se amerikanët duhet të jenë të sigurt që sistemi bankar është i sigurt dhe se administrata e tij do të bëjë çdo gjë që nevojitet për t’u ardhur në ndihmë bankave.
”Amerikanët duhet të sigurohen se “sistemi ynë bankar është i sigurt. Depozitat në Silicon Valley Bank dhe Signature Bank të shembur janë të garantuara – Biden tha se njerëzit do të jenë në gjendje të aksesojnë paratë e tyre nga sot./21Media