Biden e cilëson gabim të madh vendimin e Putinit për tërheqjen nga traktati i armëve bërthamore

Presidenti i SHBA-së,  Joe Biden tha se presidenti rus, Vladimir Putin bëri një “gabim të madh” kur njoftoi se vendi i tij po pezullonte pjesëmarrjen në traktatin START për reduktimin e armëve bërthamore.
Biden kur u pyet nga gazetarët rreth kësaj çështje tha “gabim i madh”, përpara se të hynte për një foto me udhëheqësit e tjerë në samitin e nëntë shteteve të Evropës Lindore
Grupi e nëntë shteteve të Evropës Lindore u formua në vitin 2015 pas aneksimit rus të Krimesë dhe përbëhet nga Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania dhe Sllovakia./21Media

Back to top button