Biden ende nuk ka plane të vizitojë Ukrainën

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, u tha gazetarëve të hënën se nuk ka plane që presidenti Joe Biden të udhëtojë në Ukrainë, edhe pas udhëtimit të zonjës së parë Jill Biden në vend gjatë fundjavës.
“Udhëtimi i tyre është pak më ndryshe, mendoj se ju të gjithë e dini nga udhëtimi me Presidentin, por nuk është planifikuar një udhëtim aktualisht”, tha Psaki, duke shtuar se Biden do të donte të shkonte në Ukrainë.
“Zonja e parë nuk do të kishte shkuar nëse nuk do të ndiheshim rehat me masat e sigurisë, duke garantuar sigurinë e saj dhe udhëtoi në rajon sepse donte të shkonte në ditën e nënës, sepse mendohej ishte e rëndësishme t’i tregonim popullit ukrainas se lufta duhet të ndalet, se lufta ka qenë brutale dhe se populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës”, shtoi ajo./21Media

Back to top button