Kaloni te përmbajtja kryesore

Biden ende s’ka në plan ta vizitojë Ukrainën

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki përsëriti sot(18 prill) se nuk ka plane që presidenti amerikan Joe Biden të udhëtojë në Ukrainë, pas komenteve të presidentit ukrainas Volodymr Zelensky që e inkurajuan atë për ta bërë këtë.
“Kjo nuk ka ndryshuar – ajo që fokusi ynë vazhdon të jetë është t’i ofrojmë Ukrainës, qeverisë ukrainase, liderëve ukrainas – një sasi historike ndihme sigurie”, ka thënë Psaki.
Gjatë së dielës, Zelensky ka thënë se dëshiron që Biden të vijë në Ukrainë.
“Unë mendoj se ai do. Dua të them, vendimi i tij, natyrisht. Dhe gjithashtu, situata e sigurisë varet – dua të them këtë – por mendoj se ai është lideri i Shteteve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të vijë këtu për të parë”, ka thënë Zelensky për Bidenin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button