Biden i pikëlluar për vdekjen e Abe: Ia kushtoi jetën popullit japonez
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe.
Biden ka punuar ngushtë me Abe.
“Ai ishte një kampion i aleancës midis kombeve tona dhe i miqësisë midis njerëzve tanë. Kryeministrit japonez më jetëgjatë, vizioni i tij për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur do të qëndrojë. Mbi të gjitha, ai kujdesej shumë për popullin japonez dhe ia kushtoi jetën shërbimit të tyre. SHBA-të janë me Japoninë në këto momente pikëllimi. Ngushëllimet më të thella familjes”, ka thënë Biden.
Ndryshe, Abe është qëlluar me armë zjarri në qytetin Nara gjatë një fjalimi. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku edhe është bërë e ditur se 67-vjeçari nuk u mbijetoi plagëve të marra./21Media