Biden: Jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden filloi me vonesë fjalimin e tij, ku pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë.
Nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se Putini “në mënyrë të çuditshme” pretendoi se dy rajone që ai njohu si shtete të pavarura nuk janë më pjesë e Ukrainës.
“Rusia po gërmon pjesë të Ukrainës dhe këto rajone shtrihen edhe më thellë”, tha ai, raporton BBC
Presidenti amerikan tha se beson se Putini po krijon “një arsyetim” për të shkuar shumë më tej dhe për të marrë më shumë territor ukrainas me forcë, përcjellë rtv21.tv
“Ky është fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës,” tha ai, duke iu referuar fjalimit të Putinit të hënën dhe autorizimit të Dumës për të dërguar trupa në Donbas.
Joe Biden pyeti se çfarë “i jep (Putinit) të drejtën për të deklaruar të ashtuquajturat vende të reja në territorin që u përket fqinjëve të tij?”.
Kjo është një “shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, tha presidenti amerikan.
Tutje, Biden tha se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderët evropianë, përfshirë presidentin e Ukrainës Zelensky.
“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën. Ne jemi të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit rus. Ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur aleancën tonë të NATO-s,” tha presidenti./21Media

Back to top button