Biden kritikon kërkesën për urdhërarrest të liderëve izraelitë

President i SHBA-së, Joe Biden kundërshtoi kërkesat e të urdhrit të arrestit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për liderët izraelitë në mes tluftës së vazhdueshme kundër Hamasit.
“Ne e refuzojmë kërkesën e GJNP-së për urdhër-arrest,” tha Biden në një ngjarje në Kopshtin e Trëndafilave për të festuar Muajin e Trashëgimisë Hebraike Amerikane., raporton CNN, përcjell portali rtv21.tv
“Nuk ka asnjë ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit”, tha Biden. “Është e qartë se Izraeli dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të siguruar mbrojtjen civile. Më lejoni të jem i qartë, ajo që po ndodh nuk është gjenocid.”
Biden gjithashtu pranoi “traumën” e 7 tetorit dhe përsëriti angazhimin e tij “të hekurt” për sigurinë e Izraelit. Dhe ai premtoi të mos pushojë derisa të lirohen pengjet e mbajtura nga Hamasi.
Presidenti gjithashtu u zotua për një zgjidhje me dy shtete.
Biden dhe zyrtarët e tij të lartë kanë thënë se krijimi i një shteti palestinez me garanci për sigurinë e Izraelit është mënyra e vetme për të sjellë paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.
lencës”.