Biden: Lufta e Putinit po dëmton familjet amerikane

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pranoi se pushtimi rus i Ukrainës po dëmton tashmë familjet amerikane, duke përfshirë rritjen e çmimit të gazit. Ai pranoi se vendimi i tij për të ndaluar importet e naftës ruse do të kushtojë në vend.
“Vendimi sot nuk është pa kosto. Lufta e Putinit tashmë po dëmton familjet amerikane në pompën e gazit. Që kur Putin filloi ngritjen e tij ushtarake në kufirin ukrainas, vetëm që atëherë, çmimi i gazit në Amerikë u rrit 75 cent. Me këtë aksion do të rritet edhe më tej”, tha ai të martën.
“Unë do të bëj gjithçka që mundem për të minimizuar rritjen e çmimit”, tha ai.
Ai iu drejtua gjithashtu kompanive amerikane të naftës dhe gazit, duke thënë se lufta dhe ndikimet e saj “nuk janë justifikim për të ushtruar rritje të tepruar të çmimeve” që shfrytëzojnë konsumatorin amerikan, duke shtuar se ai nuk do ta tolerojë atë.
“Agresioni i Rusisë po na kushton të gjithëve. Dhe nuk është koha për përfitime apo rritje çmimesh. Unë dua të jem i qartë se çfarë nuk do të tolerojmë”, tha ai.
Por ai gjithashtu pranoi firmat që po “udhëheqnin me shembull” duke u tërhequr nga Rusia./21Media

Back to top button