Biden: Ne nuk do të përpiqemi të rrëzojmë Putinin

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden bëri njoftimin për dërgimin e raketave në Ukrainë. Por, përveç armëve, presidenti preku edhe çështje të tjera kyçe në konflikt.

Ai deklaroi hapur se ShBA nuk do të kërkonte të largonte Vladimir Putinit nga pushteti, shkruan BBC.

“Sado që nuk pajtohem me Putinin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt”, u shpreh Biden.

Presidenti shtoi se ShBA nuk do të kërkonte të zgjaste konfliktin vetëm për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë. Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja nuk dëshironte luftë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë dhe kërkoi të siguronte Moskën se nuk do ta inkurajonte Ukrainën të sulmonte jashtë territorit të saj./21Media

Back to top button