Biden: Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet
Presidenti amerikan, Joe Biden u kërkon të gjitha kombeve të riangazhohen për forcimin e regjimit të mospërhapjes bërthamore, përmes diplomacisë.
“Pavarësisht se çfarë po ndodh tjetër në botë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndjekin masa kritike të kontrollit të armëve”, thotë ai.
“Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë”, thotë Biden.
Ai thotë se dita e sotme ka sjellë tendenca “shqetësuese”.
Adresimi i Bidenit para OKB-së vjen disa orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për mobilizim të pjesshëm ushtarak në Rusi, për pushtimin e Ukrainës.
Putin, po ashtu, paralajmëroi Perëndimin se Rusia do t’i përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur territorin e saj dhe tha se “ky nuk është një mashtrim”./21Media