Biden njofton për praninë e zgjeruar ushtarake të SHBA-së në Evropë
Presidenti amerikan, Joe Biden sot ka njoftuar për një prani të zgjeruar ushtarake të forcave amerikane në të gjithë Evropën në përgjigje të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Duke folur në samitin e NATO-s në Madrid më herët, ai tha se forcat amerikane do të forcohen në tokë, ajër dhe det, pasi presidenti rus, Vladimir Putin kishte “shkatërruar paqen”.
“Së bashku me aleatët tanë ne do të sigurohemi që NATO të jetë gati të përballojë kërcënimet nga të gjitha drejtimet në çdo fushë. NATO është po aq “e rëndësishme sa ka qenë ndonjëherë”, tha ai, duke shtuar se kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ishin “pikërisht ajo që ai [Putini] nuk donte”.
Dy vendet nordike janë në rrugën e duhur për t’u bashkuar me NATO-n pasi Turqia, anëtare e aleancës, tërhoqi kundërshtimet e saj mbrëmë./21Media