Biden paralajmëron sanksione “shkatërruese” kundër Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden tha se së bashku me liderët e tjerë të G7, kanë rënë dakord për të ecur përpara në paketa shkatërruese të sanksioneve dhe masa të tjera ekonomike për të kërkuar llogari nga Rusia.
“Ne qëndrojmë me popullin e guximshëm të Ukrainës”, tha ai.
Presidenti amerikan publikoi në Twitter një fotografi nga takimi virtual me udhëheqësit botëror.
Udhëheqësit e G7, në një deklaratë të përbashkët pas një takimi virtual të enjten, thanë se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”.
Pjesëmarrësit e takimit ishin: presidenti i SHBA-ve Joe Biden, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri i Italisë Mario Draghi, kryeministrja e Japonisë Kishida Fumio, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./21Media

Back to top button