Biden pas infektimit me Covid-19: Jam mirë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të enjten rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe është duke u izoluar në Shtëpinë e Bardhë.
79-vjeçari, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese, po përjeton “simptoma shumë të lehta” dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, tha sekretarja e shtypit, Karine Jean-Pierre.
Presidenti po merr ilaçin antiviral Paxlovid, u shtua në deklaratën e saj.
Në një postim në Twitter, Biden deklaroi se ai “është mirë” dhe “duke bërë shumë punë”.


Gruaja e tij, Zonja e Parë, Jill Biden tha se ajo kishte rezultuar negative.
Në përputhje me protokollin e Shtëpisë së Bardhë, presidenti do të vazhdojë të punojë i izoluar derisa të rezultojë negativ, tha Jean-Pierre – dhe do të marrë pjesë në takime përmes telefonit dhe Zoom-it, shkruan BBC./21Media

Back to top button