Biden përmend Kosovën në konferencën me liderët e Finlandës dhe Suedisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pas takimit që ka pasur me liderët e Finlandës dhe Suedisë ku është diskutuar për anëtarësimin e këtyre dy shteteve në NATO, ka përmendur edhe Kosovën.
Gjatë konferencës për media, Biden, ka thënë se NATO gjatë shtatë dekadave të ekzistencës së saj, ka dëshmuar vetën si aleancë e domosdoshme për një Evropë të lirë në paqe, transmeton rtv21.tv.
“Trupat finlandeze dhe suedeze tashmë kanë shërbyer krah për krah me SHBA-në dhe trupat e NATO-s në Kosovë, në Afganistan dhe në Irak. Dhe Finlanda dhe Suedia tashmë po punojnë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët tanë të tjerë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës”, ka thënë Biden.
Ai ka thënë se ndihet krenar që mirëpret dhe ofron përkrahje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara për aplikimet e dy demokracive më të mëdha./21Media