Biden: Putinit do t’i duhet të paguajë çmimin për barbarizmin në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin do të duhet të “paguajë një çmim të shtrenjtë për barbarizmin e tij në Ukrainë”, u shpreh presidenti amerikan Joe Biden.
Gjatë një vizite në Tokio sot, Biden ka thënë se frenimi i Kinës nga sulmi i Tajvanit ishte një arsye pse ishte e rëndësishme që Putin të paguante një çmim për veprimet e tij.
Ai gjithashtu përjashtoi mundësinë e vendosjes së forcave amerikane në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë në mes të krizës së vazhdueshme në Ukrainë.
Udhëheqësi amerikan, i cili po fliste së bashku me kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida, ka thënë gjithashtu se SHBA do të ndërhynte ushtarakisht nëse Kina do të pushtonte Tajvanin, duke thënë se barra për të mbrojtur Tajvanin ishte “edhe më e fortë” pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Ky është zotimi që kemi marrë”, shtoi ai.
Të shtunën, Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Biden kishte nënshkruar një projekt-ligj për të ofruar gati 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, si pjesë e përpjekjeve për të rritur mbështetjen ushtarake mbi pushtimin e Rusisë./21Media

Back to top button