Biden rezulton negativ në koronavirus

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19, pas rikthimit të këtij virusi brenda disa ditësh.
Biden, 79 vjeç, u testua për herë të parë pozitiv për virusin më shumë se dy javë më parë, transmeton rtv21.tv.
Ai kishte qenë në izolim për herë të dytë pasi mori atë që mjeku i tij e përshkroi si një rast “rikthimi”.
Ai do të vazhdojë të izolohet derisa të ketë një test të dytë negativ, tha Dr Kevin O’Connor.


Dr O’Connor shtoi se “presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë”.
Në një deklaratë të mëparshme, Dr O’Connor tha se presidenti po merrte ilaçin antiviral Paxlovid, i cili mund të çojë në rikthim të virusit në një përqindje të vogël të njerëzve që e marrin atë.
Presidenti përjetoi simptoma të buta gjatë kohës që kishte virusin, duke përfshirë rrjedhjen e hundës dhe lodhjen, dhe vazhdoi të punojë ndërsa ishte në izolim, tha Shtëpia e Bardhë.
Ai është planifikuar të vizitojë shtetin jugor të Kentakit – i cili është shkatërruar nga përmbytjet – të hënën, sipas orarit të tij zyrtar.
Deri më sot, ka pasur 91.8 milionë raste Covid në SHBA dhe më shumë se një milion vdekje, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./21Media

Back to top button