Biden: SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në aksionin sulmues ndaj Iranit

Analistët po spekulojnë se ky sulm i paprecedentë – nga shteti i Iranit në territorin izraelit – do të çojë në veprime hakmarrëse nga Izraeli.

Megjithatë, sipas CNN, duke cituar një zyrtar të administratës, presidenti Joe Biden i ka thënë tashmë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Amerika nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit ka thënë për “New York Times” se çdo përgjigje nga Izraeli do të “koordinohej me aleatët e tij”.

Siç kemi raportuar, Biden ka thënë se SHBA-të e ndihmuan Izraelin të rrëzonte “pothuajse të gjithë” breshërinë e 300 dronëve dhe raketave që u lëshuan nga Irani./21Media

Back to top button