Biden thërret për bisedë aleatët evropianë pas takimit të dy delegacioneve
Presidenti i SHBA-së Joe Biden do t’i thërrasë në një telefonatë aleatët evropianë për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, sipas Shtëpisë së Bardhë, përmes raporteve të grupit.
Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri italian Mario Draghi dhe kryeministri britanik Boris Johnson pritet të jenë në telefon.
Delegacioni rusë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll njoftoi dy hapa për të depërshkallëzuar konfliktin ndaj Ukrainës pas ditës së parë të bisedimeve, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve.
Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky i quajti negociatat konstruktive. Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak ka thënë se është bërë mjaft përparim gjatë bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase të martën në Stamboll për të lejuar takimin e Putinit dhe Zelenskyt.
“Ne kemi dokumente të përgatitura tani që lejojnë presidentët të takohen në baza dypalëshe”, tha ai.
Bisedimet midis dy palëve do të “vazhdojnë online 24/7”, tha Podolyak, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për “formulim të qartë ligjor”.
“Delegacioni rus është konstruktiv dhe i vetëdijshëm. Kjo nuk do të thotë se negociatat janë të lehta. Ato janë shumë të vështira. Por pala ruse po i kushton vëmendje propozimeve ruse, propozimeve të Ukrainës”, tha më tej ai. /21Media