Biden thirrje Rusisë: Lironi gazetarin amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka kërkuar nga Rusia të lirojë menjëherë gazetarin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i cili arrestua nën akuzën e spinuazhit, që vetë gazeta e ka hedhur poshtë me forcë.

I pyetur nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë se cili ishte mesazhi i tij për Rusinë në lidhje me Gershkovichin, i cili është shtetas amerikan, Biden tha: “Lëreni të lirë”.

Por ai e kundërshtoi nga ana tjetër kërkesën e bordit redaktues të medias të së njohur për t’i dëbuar gazetarët rusë nga SHBA-ja.

Back to top button