Biden thotë se do të shkojë në Teksas për të takuar familjet e pikëlluara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden njoftoi sot se do të udhëtojë në Teksas në ditët në vijim për t’u takuar me familjet që humbën më të dashurit e tyre në sulmin në shkollën fillore Robb në Uvalde.
“Jill dhe unë do të udhëtojmë në Teksas në ditët në vijim për t’u takuar me familjet dhe për t’i bërë të ditur se ne kemi një ndjenjë dhimbjeje të tyre dhe shpresojmë t’i sjellim pak ngushëllim komunitetit në tronditje, pikëllim dhe në këtë traumë”, tha presidenti në konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë.
“Si komb, mendoj se ne të gjithë duhet të jemi aty për ta”, shtoi presidenti.
Nëntëmbëdhjetë fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në jug të Teksasit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë thirrje për kontroll të armëve./21Media

Back to top button