Biden: Vullneti i popullit mbizotëron gjithmonë

Presidenti amerikan Joe Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitoren e Trump.

Biden e nisi fjalën e tij duke thënë se për më shumë se 200 vjet, SHBA ka kryer “eksperimentin më të madh të vetëqeverisjes në historinë e botës”, ku njerëzit votojnë dhe zgjedhin liderët e tyre dhe e bëjnë atë në mënyrë paqësore, “aty ku vullneti i popullit mbizotëron gjithmonë”.

Ai thotë se foli me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump për ta uruar për fitoren e tij dhe për ta ndihmuar atë me një tranzicion të rregullt të pushtetit.
Biden thotë se ka folur edhe me Kamala Harris, dhe thekson se ajo kishte qenë “një partnere dhe një nëpunëse publike”.

Ai komplimentoi fushatën “frymëzuese” të Harris, dhe tha se ajo duhet të jetë krenare për punën e saj.”/21Media

Back to top button