Bideni thotë se ka vendosur se si do t’i përgjigjet sulmit në Jordani

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se ka vendosur se si SHBA-ja do t’i përgjigjet sulmit me dron që vrau tre trupa amerikanë në Jordani.

Duke folur teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për mbledhje fondesh në Florida, Biden shtoi se “ne nuk kemi nevojë për një luftë më të gjerë” në Lindjen e Mesme.

Bideni nuk ka dhënë detaje se cili do të jetë veprimi i SHBA-së, por Shtëpia e Bardhë është zotuar për një kundërpërgjigje, raporton CNN.

Zyrtarët amerikanë janë përpjekur të shmangin një konflikt spirale në Lindjen e Mesme.

Por e diela shënoi herën e parë që ushtarët amerikanë u vranë nga zjarri i armikut në zonë që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor./21Media

Back to top button