Bie borë në Kosovë, institucionet i zë të papërgatitura

Në shumë qytete të Kosovës, gjatë gjithë natës ka pasur reshje bore.

Portali rtv21.tv ka informacione se shumica e rrugëve magjistrale dhe rajonale, mëngjesin e sotëm ishin të papastruara nga bora. Kjo ka vështirësuar qarkullimin edhe në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, rrugët kryesore ishin të pastruara por jo edhe ato dytësore.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare për ta kuptuar gjendjen e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të borës.

Këto reshje ishin parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili tha se ato do të vazhdojnë edhe sot e nesër.

Sipas IHMK-së, të dielën pritet të jetë mot më i ftohët, me temperatura që pritet të lëvizin në mes -3 e 2 gradë Celsius, për dallim nga sot ku temperatura minimale pritet të jetë -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 3 gradë.

Portali rtv21.tv ka siguruar pamje nga magjistralja Pejë-Prishtinë:

 

Back to top button