Bie faqja e FFK-së pas nisjes së shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Zvicër

(Lajm i përditësuar)
Faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës është jashtë funksionit dhe kjo vjen vetëm pak minuta pas publikimit të lajmit për shitjen e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian. EURO 2024.
Në mesditës e së martës, FFK bëri të ditur se ka nisur shitja e biletave online, por vetëm pak kohë pas njoftimit, faqja e FFK-së nuk është duke funksionuar.
Ndryshe, çmimet për biletat e ndeshjes Kosovë-Zvicër janë nga 5 deri në 80 euro.
Kosovë-Zvicër, dalin në shitje biletat, këto janë çmimet
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, e cila zhvillohet më datë 9 shtator 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, dalin në shitje sot në orën 13:00. Ato mund t’i blihen përmes platformës online.
Çmimet e biletave janë si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Ky është linku për blerjen e biletave:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do