Bie fasada e një ndërtese në Prishtinë

Një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë sot në mëngjes në lagjën “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

RTV21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se zjarrfikësit kanë intervenuar pas rënies së fasadës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me organet përgjegjëse dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare./21Media

Back to top button