Kaloni te përmbajtja kryesore

Bie nga ballkoni i banesës, vdiq një 80-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbasditen e kësaj te diele në Sarandë. S.A, 80- vjeçare, banore e lagjes nr. 2 në Sarandë dyshohet të ketë rënë nga ballkoni i baneses së saj në katin e katërt, ku ajo jetonte së bashku me të birin i cili për momentin nuk ndodhej atje pasi ishte në punë.

Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës ku bluzat e bardha kanë deklaruar vdekjen e saj.

Sipas burimeve policore për të cilën ka nisur hetimi dyshohet se 80 – vjeçarja mund të jetë hedhur vetë, dyshim ky nisur nga pozicioni, sipas policisë, ku është gjetur viktima./oranews

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button